Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase në Jug ka lajmëruar ditën e sotme se rusët kanë vijuar me bombardimet në zona të populluara në rajonin e Dnipropetrovsk, duke shënjestruar tubacionet e gazit dhe linjat e energjisë elektrike.
“Okupatorët rusë bombarduan sërish dy zona – Nikopol dhe Kryvorizky ”, tha njësia ushtarake në një postim në Facebook.
Si rezultat i bombardimeve, një shkollë, ndërtesa banimi dhe ndërtesa të larta, përfshirë dyqane dhe kafene u dëmtuan, shtoi deklarata.
Gjithashtu si pasojë e bombardimeve u dëmtuan tubacionet e gazit dhe linjat e energjisë duke lënë thuajse pa furnizim me gaz dhe energji elektrike një mijë banorë.
Një burrë 69-vjeçar u plagos dhe humbi krahun e djathtë si pasojë e bombardimeve bëri me dije komanda ukrainase.
Ndërkohë Rusia, në një konferencë ditore, tha se kishte marrë kontrollin e fshatit Udy në rajonin lindor të Kharkiv.
Diskutime rreth kësaj post