Një deklaratë e bërë nga Roza Lati gjatë emisionit të saj “Why Not” nxiti aludime të ndryshme se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.
Por, e vërteta është ndryshe dhe moderatorja është keqkuptuar. Kohë më parë u raportua nga burime pranë moderatores se nuk është e vërtetë që ajo i ka dhënë fund beqarisë.
Gjithashtu, u tha se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit disa muaj më parë. Në qershorin që lamë pas ajo festoi ditëlindjen e saj dhe në krah të saj ishte edhe partneri. Festa e madhe bëri bashkë miqtë dhe të afërmit e moderatores, por edhe partnerin misterioz.
Por rreth 2 muaj larg festës, çifti i ka dhënë fund. Së fundmi, të gjitha këto janë konfirmuar nga vetë Roza Lati. Ajo ishte e ftuar në “Prive Reality” ku u pyet nga moderatorja Liberta Spahiu në lidhje me statusin e saj. Roza konfirmoi se është beqare dhe se i ka dhënë fund lidhjes.
“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.
Diskutime rreth kësaj post