Një aferë korruptive dhe në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare e ka cilësuar Partia e Lirisë memorandumin e firmosur tre ditë më parë mes qeverisë dhe investitorit Muhamed El Alabar për projektin e portit turistik të Durrësit.
Lidhur me këtë çështje, në një komunikim përmes skype në MCN tv, deputeti Petrit Vasili, thotë se bëhet fjalë për një investim rreth 2 miliard dollar, ndërkohë që nuk dimë asgjë për investitorin strategjik.
“MCN tv ka qenë ndër të parët që i gjithë ky investim do të udhëhiqet nga një kompani guacë e regjistruar në ishujt Kaniman, më një kapital 100 mijë l të reja, një investim që hskon te 2 miliard e ca dollar, në duart e kujt ndodhet.
Pra që në momentin e parë, pra kemi të bëjmë me një situatë 100% të dyshimtë, paska transparente të paqartë, dhe qëllimisht të mbajtur në këtë mënyre për interesa të errëta.
Sot nuk ka asnjë projekt marrëveshje, asnjë debat të gjerë publik për këtë gjë, nuk ka asnjë fakt, apo plan se cila ka qenë analiza financiare, nuk ka asnjë plan se cili është investitori strategjik të cilit i është dhënë kjo mundësi.
Kemi dëgjuar Muhamed al Abaar, ndërkohë qe nuk shfaqet gjëkundi, pastaj dalin kompani të tjera që dalin e zhduken, që i shkojnë prapa kompanisë fundore, pa u kuptuar kurrë se kush është investitori strategjik”, u shpreh deputeti.
Deputeti Vasili, thotë se Rama zgjodhi për investitor një kompani fantazmë nga Emirat e Bashkuara, duke anashkaluar kompanitë evropiane, ndërkohë që ky projekt do të jetë një gropë akoma më e zezë për vendin sesa afera e inceneratorëve.
“Pse qeveria ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe përballë Evropës, dhe jo Evropën, ne orientimin e saj ekonomik dhe strategjik, edhe pse investitor gjingand nëpër Evropë qoftë në fushën e ndërtimeve të porteve dhe jo vetëm, kurse në këtë rast çfarë ka ndodhur, qeveria shqiptare refuzon Evropën, e përzë e largon, nuk i jep mundësi që të konkurroje në këtë projekt të madh për këtë projekt fantom, fantazmë dhe zgjedh në mënyrë të rrufeshme Emiratet e Bashkuara, bën sikur bënë një memorandum, shkon e bën një ligj si puna e inceneratorëve, dhe në fund fare do të krijojë një gropë shumë më të rëndë dhe më fatkeqe sesa ajo e inceneratoreve.
Asnjëri nuk është budalla që të haj fjalët e kryeministrit gjoja po ndërtojmë një kryevepër në Durrës, të gjithë e kuptojmë se kemi të bëjmë me një operacion mafioz, pastrim gjigand parash”, thekson Vasili.
Diskutime rreth kësaj post