Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar që të mos përfshihet në aferën e portit të Durrësit.
Përse nuk ka një qëndrim zyrtar nga PD kundër projektit në portin e Durrësit?
Para 2 javësh u kam bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, të mos blejnë asnjë metër se gjithçka do të konfiskohet. E denoncon sot sërish këtë aferë, e cila shkon lehtësisht mbi 4 miliardë euro. Edi Rama me kompaninë po përvetëson një milionë m2 tokë publike në qytetin e Durrësit. Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para 6 muajsh janë blerë vinça nga më modernët për atë port. Kurrë ai projekt nuk do të gjejë jetë. i them zotërisë Emmar të mos implikohet në mega afera të tmerrshme si kjo.
Cfarë dosje mund ta rrëzojë Ramën përveç asaj të inceneratorëve?
Dosja më e vërtetuar gjer sot është dosja e inceneratorëve. Te dosja ku Rama thoshtë “unë firmosja fap e fap e faj, vidhja me valixhe fap e fap e fap”, Rama është përgjegjësi kryesor. Zimbabve ka pasur të njëjtët skemë me të njëjtët personazhe, me Gugaljen, me Zoton, e ka konfiskuar gjithçka. Prokuroria këtu nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit, duke shkelur ligjin anti-mafia. Kur SPAK nuk e bën këtë, do ta bëjnë qytetarët. Kjo është një betejë nga e cila qytetarët shqiptarë do të dalin të fituar.
Kur do mbahet protesta e ardhshme?
Vjeshta do të jetë një pranverë e dytë e demokracisë.
Diskutime rreth kësaj post