Kreu i PD, Sali Berisha, ka denoncuar sot projektin e Portit të Durrësit për të cilin tha se është një “aferë që shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro”.
Berisha akuzoi Ramën se ka gjetur një kompani për t’u fshehur pas saj dhe për të larë paratë e drogës.
“Unë para dy javësh u kam bërë thirrje qytetrëve të Durrësit të mos blejnë asnjë metër se gjithcka do konfiskohet, unë sot përsëri e denoncoj këtë aferë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Evropës. Se si aferë kjo shkon lehtësisht mbi 4 miliardë Euro.
Rama me kompaninë po përvetëson një milion metër katrorë tokë publike në qytetin e Durrësit dhe po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare.
Para 6 muajsh janë blerë vinca nga më modernët për atë port, të gjitha shumëzohen me zero se i pangopuri Rama ka gjetur një kompani sa për t’u fshehur pas saj për të larë paratë e lumenjve të drogës së klaneve të tij të drogës në Durrës.
E garantoj se ai projekt nuk do gjejë jetë e PD do jetë një nga të parat. I them atij zotërisë Emaar të mos impolikohet në afera të tilla, mos implikohet në megaafera të tmerrshme si kjo, Rama nuk ka autoritet të plackisë në këtë mënyrë pronën publike”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post