Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se situata do të jetë e vështirë në lidhje me energjinë.
Ai u zotua se qeveria e tij nuk do t’i lërë qytetarët në baltë kur vjen puna e pagesës së faturave të tyre të energjisë, por e pranoi se vendi i tij do përballet me sfida të konsiderueshme në muajt e ardhshëm.
Rritja e kostove të karburantit të shkaktuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë një tendosje të rëndë financiare për shumë njerëz në Gjermani dhe më gjerë, duke ngritur shqetësime për një dimër të mundshëm pakënaqësie.
“Ne po përgatitemi për situatën e vështirë dhe do t’i ndihmojmë qytetarët dhe bizneset për ta menaxhuar këtë situatë të vështirë”, u tha Scholzi gazetarëve gjatë konferencës së tij vjetore të shtypit të verës në Berlin. Ai përmendi masa të shumta që qeveria ka miratuar tashmë për t’i lehtësuar vështirësitë financiare për banorët dhe për të siguruar furnizime alternative të energjisë për të zëvendësuar naftën, qymyrin dhe gazin rus.
I pyetur nëse kishte frikë se zhgënjimi mund të vlonte në protesta të dhunshme, Scholz u përgjigj: “Unë nuk mendoj se do të ketë trazira në këtë vend”.
Ai përmendi traditën e fortë të mirëqenies sociale të Gjermanisë.
Diskutime rreth kësaj post