Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, në lidhje me çmimin e karburantit në vend, që sot pësoi sërish rritje.
Panariti sjell në fokus se sa është çmimi i naftës në Amerikë, ku një litër shitet më pak se një dollar. Sipas Panaritit, çmimi i naftës është dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër.
REAGIMI I PANARITIT:
“Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë.
1 gallon ka rreth 3,8 litra.
Pra sot, një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.
Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri.
Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post