Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të enjte komentoi deklaratën e djeshme të kreut të grupit të PS, Taulant Balla i cili tha se në sesionin e ri parlamentar në shtator është bërë e domosdoshme që të miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë ndërhyrjet ligjore që janë depozituar sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve. Meta akuzoi Ballën se është i përfshirë në ngjarje krimiale, prandaj PS e largoi nga Elbasani.
“Tao Tao, është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij me grupet kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme aq sa partia e tij e s’postoi nga Elbasani. Kam një kundërshtim shumë serioz për Tao Taon, sepse duhet ti dalim për zot disa negociatave që të jemi para me këtë qeveri. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur zonja Lindita e parlamentit. Unë jam shtetar dhe duam s’duam është si është ky parlament, një qamet i vërtetë, jemi një hap përpara sepse ka një opozitë të vërtetë. Të mblidhemi që sot por Tao Tao duhet ti thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte përgjuar një drejtor dha dorëheqjen, drejtori i shërbimit informative, doli kryeministri bëri autokritikë. Në rastin e I.M së Tao Taos, situata është shumë dramataike, për shefin e Tao Taos, është 1000% e provuar se është cënuar rendi kushtetues”-tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post