Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku theksoi edhe një herë se prioritet i Partisë së Lirisë është referendumi.
Meta tha se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shteti padrejtësisht.
“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë. Dita e praktikimit të referendumit do jetë shumë e afërt, dita kjo që do jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi problem jo vetëm legjitimiteti, por dhe te kjo pakicë vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pakica pak e madhe janë mish për top, siç ishin patronazhistët. ”, tha Meta.
lir Meta prezantoi sot edhe Edmond Haxhinasto si koordinator të kësaj force politike për Programin Politik.
Duke folur në daljen e tij të parë publike, Haxhinasto tha se objektivi kryesor i PL-së është rikthimi i referendumeve, si e vetmja mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin te politika.
Diskutime rreth kësaj post