Gazetari Mentor Kikia përmes një analize në rrjetet sociale ka pasqyruar realitetin shqiptar. Kikia shkruan se sot Shqipëria është një ndër vendet më të prapambetura në Europë, por për këtë ai nuk di kë të bëjë fajtorë, ‘politikanët hajdutë, apo populli që i zgjedh?’.
Postimi i plotë:
“Ku ta kerkojme te keqen tone?
Ndonjehere, vras mendjen se perse ne ketu nuk kemi evoluuar si githe shoqerite e tjera.
Ca mendojne se na la Perandoria Osmane mbrapa, na prishi rracen, na modifikoi genetikisht, e u beme gjysme europiane e gjysme aziatike. Na nderpreu civilizimin, na shkaterroi arsimin dhe kulturen, na hoqi identitetin.
Ca mendojne se na prishi komunizmi, na “trodhi” si popull, duke na hequr nervin e reagimin e na shnderroi ne qenie te perulura, servile dhe spiune.
Teorite kundershtohen publikisht, si antikombetare, antishqiptare e rraciste. Megjthate, nje shpjegim duhet ta kete…
Rrjetet sociale na kane mundesuar qe, nese duam te kuptojme mendesine e nje populli, nuk ka nevoje te organizojme pyetsore. Mjafton te kesh durimin e derrit dhe te shpenzosh kohe per te lexuar “opinione” te qytetareve. Dhe ajo qe une konstatoj eshte se sot, ne shqiptaret jemi te ndere ne tri kategori:
1-Ata qe jane te afektuar kaq shume me qeverine, sa te nxjerrin syte edhe per kritiken me te vogel.
2-Ata qe jane te afektuar me opoziten, dhe serish te nxjerrin syte nese thua nje fjale te mire per qeverine.
3-Ata qe su plas fare, as per qeverine as per opoziten, por i kane syte nga aeroporti, ose thjeshte presin….
Ka edhe nje grupim tjeter, jo indiferent, ata qe perpiqen te jene realiste, por qe turma i ha, serish, pasi duhet te jesh patjeter i pozicionuar ne nje llogore. Keta nuk perbejne bashkesi, jane soj ne zhdukje, ndaj nuk i quajta grupim te katert.
Pavaresisht arsyes, apo arsyeve, ne sot jemi vendi me i prapambetur ne Europe, kemi shtetin me te korruptuar ne Europe, dhe jemi nen sundimin e tre politikaneve qe kane 32 vjet ne skene.
Dhe ne qe jemi te gatshem ta shqyejme njeri-tjetrin, per ti mbajtur njerin apo tjetrin, edhe nja 32 vjet te tjera.
Kush e ka fajin? Politikanet hajdute, apo populli qe i zgjedh?
Kesaj nuk i jap dot pergjigje, pasi e di qe ne fund do te me sulen e do ma lene mua fajin, qe zgjidha si fajtor njeren apo tjetren pale.”-shkruan Kikia.
Diskutime rreth kësaj post