Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, po hetohet nga autoritetet atje. Kjo për shkak se po dyshohet se ishte i përfshirë në skandalin e njohur si “Cum-ex”, gjatë kohës sa Scholz ishte kryebashkiak i Hamburgut.
Gjykata e Qarkut në Koln e ka lëshuar një urdhër për kontrollimin e e-maileve dhe dokumenteve që i përkasin atij.
Olaf Scholz ishte kryebashkiak i Hamburgut deri në vitin 2018 dhe e-mailet dhe dokumentet që do të kontrollohen datojnë nga 1 janari i vitit 2015.
Ai po dyshohet se ka mundësuar një favorizim të evazionit fiskal në vlerë prej 47 milionë eurove.
Subjekt i hetimit është edhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Johannes Kahrs, por edhe politikanë të tjerë.
Prokurorët që po përpiqen të zbardhin se si ka ndikuar klasa e atëhershme politike, në nëntor të 2016-ës, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore me vlerë 47 milionë euro në dëm të bankës Warburg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Klankosova.tv.
I kontaktuar nga mediat, zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar se nuk është në dijeni të urdhrit të gjykatës për të kontrolluar emailet e Scholzit dhe ka shtuar se kancelari nuk ka asgjë për të fshehur.
Diskutime rreth kësaj post