Situata në brigjet e Tajvanit po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.Në zemër të tensioneve është fakti se qeveria kineze e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e Kinës.
Por shumë tajvanezë e konsiderojnë ishullin e tyre të vetëqeverisur si një komb të veçantë, pavarësisht nëse pavarësia është shpallur ndonjëherë zyrtarisht apo jo.NdërkohëKina po kërcënon me anije dhe avionë luftarakë.
Shteti kinez duket se është serioz, teksa ka vendosur të zgjasë më tej stërvitjet ushtarake, që po zhvillohen që nga e enjtja e 4 gushtit rreth ishullit. Në fakt, tensionet janë shtuar pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, NancyPelosi në Taipei.
Vizitë e cila shkaktoi shumë zemërim te pala kineze. Ky intensifikim i operacioneve u bë i ditur nga Komanda për Teatrin Lindor të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze, e cila megjithatë nuk përcaktoi një datë për përfundimin e manovrave.
Udhëheqësit ushtarakë të Republikës Popullore u kufizuan në specifikimin se qëllimi i stërvitjeve është përgatitja e operacioneve të “mbrojtjes së përbashkët” dhe “bllokadës së përbashkët” në ishull.
Diskutime rreth kësaj post