Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet, teksa sot ka mbledhur ekspertë të energjitikës dhe hidrokarbureve, për të diskutuar çmimet e karburanteve dhe energjisë në vend.
Berisha tha gjatë takimit se rritja e çmimit të energjisë është shkatërrimtare për bizneset.
Ai shtoi se qeveria ka blerë energji çdo dy ditë dhe nuk ka bërë asnjë tender, ndërsa tha se kryeministri terrorizon qytetarët, duke thënë se nëse ka mungesë energjie në treg, ajo do të ndërpritet.
“Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-fishin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë.
Nuk ka logjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9% të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, por nuk u gjet energji në”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post