Me katër miliardë euro, mund të blesh disa ishuj në Greqi, një ekip të rëndësishëm të Premier League, një kompani ajrore me një flotë me të paktën 10 Boeing 747 të modelit të fundit, 4 anije gjigante që përdoren për kroçerat transoqeanike, dhe shumë gjera të tjera. Por një vajzë 29-vjeçare nga Gjermania i ka thënë “jo” këtij mali prej parash.
Nuk është një histori përrallash, por vendimi i Marlene Engelhorn, një prej trashëgimtareve të gjigantit kimik Basf, kompani me 111 mijë punëtorë që ka shpikur dhe prodhuar ndër dekada nga ngjyrat kimike, tek acidi sulfurik, deri te teknologjia që përdorej në videokasetat. Edhe pse pjesë e mirë e aksioneve të Basf i përket tashmë fondeve ndërkombëtare, një pjesë i përket gjithsesi familjes së krijuesit të kompanisë, Friedrich Engelhorn.
Marlene, që ende studion, mendon se nuk i meriton të gjithë ato para. “Nuk është punë vullneti, por korrektësie, nuk kam bërë asgjë për këtë trashëgimi, jam thjesht rezultati i një lotarie genetike, rastësi totale. Nuk duhet të më përkiste mua vendimi sesi t’i shpenzojë paratë e familjes. “Jam një person që ka gëzuar pasurinë e familjes gjithë jetën, dhe e di sa i deformuar është modeli i sotëm ekonomik”, janë fjalët e saj.
Për këtë arsyeje, Marlene ka themeluar një lëvizje e përbërë nga trashëgimtarë të pasur që i kërkon shtetit të rrisë dukshëm taksat për familjet e pasura, e quajtur Taxmenow.
Normalisht, Malene nuk është naive, dhe gjithsesi ka pranuar 10% të trashëgimisë, rreth 400 milionë euro, mjaftueshëm për një jetë përrallore për gjenerata. Por për trashëgiminë e plotë ajo thotë, nuk di vërtetë çfarë mund të bëja me to”.
Disa, më cinikë, mendojnë se trashëgimtarët e kompanisë që pothuajse në mungesë të çdo reklame fiton më shumë se 60 miliardë euro në vit, ka vendosur të tregojë një fytyrë më njerëzore, pas një të kaluare problematike.
Gjatë nazizmit, kompania ndërtoi fabrikën kimike më të madhe në botë në afërsi të Aushvicit, dhe prodhoi gazin Zyklon-B që shkaktoi vdekjen e qindra mijëra hebrenjve në kampet e përqendrimit .
Ende sot, sipas disa raporteve, si ai i universitetit të Masaçuset fabrika cilësohet si ndotësi i dytë më i madh në botë të ujërave, i katërti i ajrit.
Diskutime rreth kësaj post