Nga: Skënder Sadri Kapiti
Nuk mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë ata të djeshmit, as ata të cilët janë të njëjtët si kryeministri Rama i sotshëm. Nuk mundet ta bëjnë ndryshimin ata që duan që të riciklohen në pushtet; nuk munden ta bëjnë ndryshimin ata politikanë të cilët populli dhe demokracia i ndëshkoi ashpër në vitin 2013 për korrupsion, hajni dhe për papërgjegjshmëri e padrejtësi e që janë grumbulluar nëpër foltoret e nëpër ato që ata i quajnë parti apo shtëpi të lirisë. Për çfarë lirie flasin e premtojnë ata: për lirinë e korrupsionit, vjedhjeve institucionale dhe për lirinë e padrejtësive politiko-juridike që ata kanë bërë kur kanë qeverisur?!
A mund ta bëjnë ndryshimin ata të shpallurit “non grata” nga SHBA e Britania për korrupsion madhor apo hajnat e ish-spiunët e diktaturës së komunizmit?!Nuk mundet që ta bëjnë ndryshimin të damkosurit dhe as dështakët e tranzicionit të cilët shkaktojnë edhe vjellje shpirtërore dhe neveritje publike kur flasin e mashtrojnë nëpër foltore, edhe pse kanë si mbështetje mediat mercenare dhe shumë intelektualë servilë e të shitur.Këta nuk e bëjnë ndryshimin, por vetëm se janë oksigjeni jetik për regjimin e Edi Ramës.Ndryshimi vjen dhe mund ta bëjë vetëm alternativa që është kundër kësaj politike të vjetër që e ka falimentuar dhe që kanë privatizuar shtetin , drejtësinë dhe shoqërinë; e bën vetëm alternative që ka mbështetjen e SHBA-ve.
Dhe ky sot është Lulzim Basha. Sepse:Basha nuk ka humbur asnjë betejë politike, por Basha ka 9 vite që udhëheq një betejë shumë të vështirë kundër korrupsionit, krimit, hajnisë, tradhtive dhe padrejtësive që ua ka bërë shqiptarëve e gjithë politika e vjetër shqiptare keqbërëse dhe zullumqare, anti-publike, korruptive dhe anti-humane e këtij tranzicioni.Shqipërisë i duhet Basha sepse Shqipërisë i duhet një politikë politikan i guximshëm në përballje me korrupsionin; i kompletuar dhe kompetent intelektualisht, profesionalisht e juridikisht; i përgjegjshëm kombëtarisht edhe si kryeministër, dhe te i cili ka besim anëtarësia e PD-së, publiku opozitar dhe që është partner i besueshëm te SHBA-të.
Diskutime rreth kësaj post