Situata në brigjet e Tajvanit po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar: Kina duket se është serioze dhe kështu vendos të zgjasë më tej stërvitjet ushtarake, që po zhvillohen që nga e enjtja e 4 gushtit rreth ishullit.
Në fakt, tensionet janë shtuar pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Taipei. Ky intensifikim i operacioneve u bë i ditur nga Komanda për Teatrin Lindor të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze, e cila megjithatë nuk përcaktoi një datë për përfundimin e manovrave.
Udhëheqësit ushtarakë të Republikës Popullore u kufizuan në specifikimin se qëllimi i stërvitjeve është përgatitja e operacioneve të “mbrojtjes së përbashkët” dhe “bllokadës së përbashkët” në ishull. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Taipeit ka njoftuar se rreth ishullit të Tajvanit janë zbuluar 45 avionë kinezë dhe dhjetë anije. Dhe kjo nuk është e gjitha. Ministria raporton gjithashtu se 16 avionë luftarakë kanë “fluturuar mbi pjesën lindore të vijës së mesme të ngushticës së Tajvanit”, të cilën Pekini zakonisht e respekton, edhe nëse nuk e njeh atë.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai nuk ishte i shqetësuar për presionin ushtarak kinez ndaj Tajvanit. Megjithatë, duhet theksuar se komenti i tij erdhi pak para njoftimit të Pekinit. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, në çdo rast, Kina nuk do të shkojë më tej.
Diskutime rreth kësaj post