Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për protestat që ka organizuar sëfundmi opozita.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se opozita nuk është komisariat protestash.
Sipas tij, detyrë e Metës dhe Berishës është që të rrezojnë Ramën me ide e projekte dhe sa më shpejtë të kenë gati listën e kandidatëve që do bëhen pjesë e garës së re.
Postimi i plotë:
“Opozita nuk është komisariat protestash!
Dakord duhet protestuar për të zgjuar njerëzit nga gjumi i rrezikshëm antidemokratik, por protesta nuk është veprimtaria kryesore e opozitës politike në vend.
Nëse për çdo gjë që ndodh këtu, duhet të protestojë opozita, i bie që kjo e fundit të mbetet në rrugë.
Ndërkohë që opozita duhet të dalë në rrugë e të protestojë, grabitësit në pushtet e kanë terrenin elektoral bosh, pa konkurrencë.
Ça kuptimi ka që opozita proteston në rrugë kur grabitësit vazhdojnë qetsisht të plaçkisin çdo gjë publike?!
Sikur nuk shkon kjo llogjikë..!
Opozita politike në fund të shtatorit duhet të ketë identifikuar kandidatët që do garojnë në zgjedhjet vendore. Kjo është detyra e parë dhe më kryesorja.
Paralelisht bëhen edhe protesta, por protesta në funksion të një ideje/alternative.
Jo protesta sipas kërkesave të telespektatorëve, për çdogjë e për çdo hall.
Opozita është në radhë të parë e të fundit PO-LI-TI-KË, jo komisariat protestuesish.
Kandidatët dhe idetë alternative i japin opozitës frymëmarrjen për të cilën ka nevojë. Njerëzia duhet të përceptojnë se kjo politikë nuk është një betejë e Berishës apo Metës me Ramën, por është përplasje ekipesh dhe idesh. Duhet të kuptojnë se pushteti në demokraci transferohet tek dikush tjetër dhe jo ti lihet vetëm këtyre që e kanë.
Pushteti i sotëm është bërë si komedia Pallati 176, që jepet çdo ditë nëpër kanalet e tv sepse ska komedi tjetër më të mirë. Pa shpresë dmth…
Debati publik edhe protestat motivohen më mirë rreth ideve, alternativave dhe emrave të rinj në garë.
Prandaj duhen më shumë aktorë në debatin politik në vend.
Duhen kandidatët tani!
Sa më parë!
Fundi i shtatorit është afati i fundit.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post