Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili se prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, është një zë kritik i politikës shqiptare. Ai është tepër aktiv me postimet e tij në rrjetet sociale dhe intervistat e herëpashershme në media.
Mirëpo nisur nga qëndrimi kritik që ai mban ndaj politikanëve shqiptarë, një qytetar e ka pyetur Spahiu se cili është defekti i tij më i madh. Pas kësaj pyetjeje i menjëhershëm ka qenë reagimi i Spahiut.
“Defektet e njerëzve normalë dhe pa pushtet janë të parëndësishme. Defektet e njerëzve që qeverisin janë me pasoja. Për këto arsye nuk ka farë rëndësi se çfarë defektesh kam unë dhe ti. Defektet e tua i duhen vetëm krushqisë ditën që martohesh… Të tjerëve s’ju duhet hiç”, shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post