Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat sa i takon aferës korruptive të inceneratorëve.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja, ka shtruar disa pyetje sa i takon inceneratorëve, për të cilat sipas tij, SPAK duhet të veprojë.
Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Akil Kraja:
“6 vite më parë, më 7 gusht të vitit 2016, humbi jetën në landfillin e Sharrës, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Ai ishte punësuar në shkelje të ligjit, në të zezë, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, e cila u propagandua si një histori suksesi në riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës.
Gjykata doli në konkluzionin se Ardit Gjoklaj ishte vrarë diku tjetër, jo në landfillin e Sharrës, dhe që trupi i tij ishte sjellë nga një automjet misterioz. Ndërkohë fotoja e prokurorit Fusha teksa drekonte me kryetarin e Bashkisë Veliaj mund të japë një përgjigje se pse fajtorët nuk u dënuan dhe pse vjedhja e shekullit vazhdon.
Sot 6 vite më pas firma e Erion Velaijt dhe Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin, e ka çuar mega-aferën në qindra miliona euro vjedhje dhe asnjë punë të bërë.
Në 6 vjetorin e kësaj vrasjeje që kërkon ende drejtësi, shtrojmë 5 pyetje:
– Kush e vrau Ardit Gjoklajn dhe cilat janë përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në konçensionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës?
– A është e vërtetë që Klodian Zoto, e ka blerë me vetëm disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbejteve në Sharrë, dhe që ky monopol vlen disa miliona euro në vit?
– A është e vërtetë që monopolin e riciklimit të mbetjeve të kryeqytetit, Klodian Zoto, ja bleu një kompanie fantazëm që kishte për ortak një traktorist, me adresë zyrtare, 5 metra larg postës Këlcyrë?
– A ka patur lidhje kjo kompani fantazëm e bazuar në Këlcyrë, me të arrestuarit në Verona si të përfshirë në trafikimin e plehrave për llogari të Ndraghetas Italiane? Si u përzgjodh kjo kompani fantazëm nga Bashkia Tiranë?
– Si e shpjegon Bashkia Tiranë faktin që Klodian Zoto paguhet tri herë nga qytetarët e Tiranës: një herë për djegien e plehrave që nuk digjen; e dyta për riciklimin e mbetjeve dhe, së treti, për menaxhimin e dherave të sektorit të ndërtimit? Përse duhet ta paguajmë Klodian Zoton kur gjithçka ndodh në një truall publik? Mos vallë sepse Bashkia Tiranë dhe për pasojë vetë Kryetari i Bashkisë, është indirekt ortak me Klodian Zoton në kompaninë EcoRecycling?
Këto janë pyetje krejt të thjeshta për shqiptaret, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.
Përfundimi ynë mund të jetë vetëm një : të gjitha këto ndodhin SEPSE Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto-Mërtiri-Gugallja i NDAJNE PARATE mes tyre.
Ju shqiptarë, si mendoni?”-shkruan Kraja.
Diskutime rreth kësaj post