Të paktën 44 persona kanë vdekur në luftimet më të rënda që prej një konflikti 11-ditor në maj të vitit 2021.Udhëheqësit e SHBA dhe Kombeve të Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin.
Në një deklaratë, presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi arritjen e armëpushimit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë plotësisht dhe të sigurojnë kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Sulmet e ushtrisë së Izraelit kishin nën shënjestër grupin militant Xhihadi Islamik, në përgjigje të një “kërcënimi të afërt” pas arrestimit të një tjetër anëtari të lartë në Bregun Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post