Përshkallëzohet situata e zjarreve në Shqipëri, ku sërish mbetet alarmante në qytete si Elbasani, Kruja dhe Mirdita, të cilën janë në gjendje kaotike. Gjatë ditës së sotme janë riaktivizuar disa vatra zjarri në zonën e Krujës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se së fundmi janë riaktivizuar zjarret në lagjen Zezë të Niklës, ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh.
Ndërkohë që flakët po rrezikojnë edhe banesat aty pranë.
Për të fikur zjarrin janë nisur drejt vendngjarjes zjarrfikëse nga Kruja dhe Kamza.
Diskutime rreth kësaj post