Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar pas zjarrit që ka përfshirë kurorën e ullishteve në Elbasan.
Meta shkruan se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të mbrojtur këtë pasuri natyrore.
Postimi i Metës:
“Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.
Me gjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.
Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post