Partizani vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ku të kuqtë zhvilluan sot një test miqësor ndaj Bylisit, sfidë kjo e luajtur në stadiumin e Pogradecit “Gjorgji Kyçyku”.
Takimi përfundoi 0-3 në favor të ballshiotëve.
Pjesa e parë nuk dhuroi golave, pavarësisht rasteve të shumta.
Në pjesën e dytë, Bylis gjen golin e parë me Kamara (56’). Me avantazhin në xhep, i dyti do vinte në minutën e 74-të me Abazaj.
Në fund ka kohë edhe për Kaçarrin.
Partizani nuk mundi të reagonte, me sfidën që mbyllet në shfirat 0-3.
Diskutime rreth kësaj post