Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte pothuajse e harruar derisa Will Smith publikoi një video në kanalin e tij në YouTube, kur i kërkonte falje komedianit.
Që prej publikimit të saj, US Weekly ka raportuar se video nuk ishte në të vërtetë ideja e vetë Smith dhe plani ishte menduar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.
Megjithatë, Pinkett nuk ishte e vetmja që sugjeroi regjistrimin e videos dhe ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun ishte gjithashtu, mbështetës të idesë së saj.
Ata besojnë se incidenti ka ndikuar negativisht në podcastin e tyre “Red Table Talk”.
Jada Pinkett Smith i bëri presion Will Smith që të kërkonte falje për shuplakën e Chris Rock. US Weekly ka raportuar se:
“Jada i ka bërë presion Will-it të kërkojë falje për shkak se kjo ka ndikuar në podcastin e saj “Red Table Talk”. Ekipi i saj donte të priste që polemikat të shuheshin, por nuk ndodhi. Është bërë e pamundur të besohet se karriera e tij mund të vazhdojë pa e adresuar shuplakën”.
Ka gjithashtu, thashetheme se Smith mund të ketë kërkuar falje, për të rikthyer emrin e tij në titujt kryesorë përpara publikimit të filmit të tij të ri, “Emancipation”.
A besoni se Will Smith dhe Chris Rock do të pajtohen ndonjëherë pas polemikave tronditëse për shuplakën e
“Oscars 2022”? Edhe në videon e faljes publike të Will Smith, aktori 53-vjeçar zbuloi se kishte kontaktuar me Chris Rock. Megjithatë, “mesazhi” që ai mori ishte se aktori i humorit 57-vjeçar nuk ishte gati të fliste dhe më mirë donte të fliste kur të ishte më i qetë.
Diskutime rreth kësaj post