Juventusi raportohet se është fare pranë transferimit të sulmuesit të Eintrahtit të Frankfurtit, Filip Kostiç, madje, mediat italiane bëjnë fakt të kryer arritjen e një marrëveshjeje verbale mes klubit italian dhe atij gjerman, edhe pse deri në orët e fundit, “Shqiponjat” kanë qenë në bisedime edhe me Uest Hemin.
Sipas mediave italiane, gjithçka po diskutohet për detajet e marrëveshjes mes Juventusit dhe Frankfurtit.
Bardhezinjtë i kanë propozuar 8 milionë euro plus bonuset klubit gjerman.
Ndërkohë që Eintrahti dëshiron të paktën 15 milionë euro për serbin.
Diskutime rreth kësaj post