Interi do të përballet me Vijarealin në miqësoren e fundit të fazës përgatitore, përpara fillimit të kampionatit dhe pritet që mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, të jetë titullar në këtë përballje.
Siç bën me dije “Corriere dello Sport”, Brozoviç do të mungojë në këtë sfidë për shkak të një dëmtimi dhe Inzagi nuk kërkon që ta rrezikojë edhe për startin e kampionatit përballë Leçes, por që as kjo nuk duket shumë e sigurt.
Për këtë arsye, e përditshmja italiane thekson se në vendin e kroatit do të jetë Asllani, i cili mund ta zëvendësojë dhe në javën e parë të kampionatit, nëse Brozoviç nuk ja del.
Diskutime rreth kësaj post