Deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar pas lajmit se borxhi i 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti në 183 milionë euro.
Sula shprehet përmes një postimi në Facebook se dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve, por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës.
Reagimi i plotë:
“Qeveria e filozofisë “bëj si them unë e mos bëj si bëj unë”
Familjeve shqiptare të cilat kalojnë tre muaj pa shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujësjellsit menjëherë u ndërprehet furnizimi me ujë apo me energji. Jo të pakta kanë qenë rastet që janë burgosur kryefamiljarët për lidhje të jashtligjshme. ( Në fakt normaliteti e do që për produktin apo shërbimin që merr ta paguash).
Por qeveria e cila ka fytyrën e atij që e drejton ndjek filozofinë “Bëj si them unë e jo siç bëj unë”.
Sipas statistikave të fundit borxhi 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.
Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh ndaj OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit.
Familjet shqiptare mbulohen në dimër me jorganë, në verë mbajnë dritaret hapur, e ndezin dushin me orar në mënyrë që të mos kenë fatura të papërballushme. Por teksa bëjnë këtë sakrificë për veten e tyre ata paguajn sa frëngu pulën për pagat e punonjësve të administratës publike por edhe kondicionerin e tyre në zyrat shtetërore që të mos fiket dimër e behar.Por mesa duket do duhet të paguajn edhe më shumë sepse militantët e vendosur në krye të institucioneve kanë dështuar në menaxhim dhe kanë krijuar qindra miliona euro borxh.
Dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve. Por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës. Nuk ka logjik tjetër shpjeguese kur kemi një korrektësi të shtuar nga ana e familjeve të thjeshta për shlyerjen e faturave të ujsjellësit. Pra ujësjellësat i mbledhin detyrimet e tyre nga qytetarët. Por nuk mbesin para për të paguar energjinë sepse ato ndahen mes shefave që kanë emëruar drejtorët, shkojnë për tenderat fiktivë dhe për pagat e patronazhistëve të cilët emrin e kanë në borderotë e ujësjellsave por nuk paraqiten asnjë ditë në punë.
Të gjitha akuzat e ngritura më sipër janë konfirmuar edhe nga KLSH. Mesa duket janë pranuar edhe nga kryeministri i cili tani nxjerr skema për ti hedhur hi syve qytetarëve duke i marrë në administrim qendror. Madje së fundmi edhe Bashkitë e falimentuara që në fakt po administratorët e emëruar prej tij i falimentuan”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post