Policia e Shtetit ka marrë masat dhe është në gatishmëri, për të mbajtur situatën nën kontroll gjatë protestës që do të zhvillohet sot në orën 19:00 para ministrisë së Mbrojtjes.
Siç shihet nga pamjet, efektivët e policisë janë pozicionuar pranë ministrisë së Brendshme, ku duket se do të ketë dhe një kordon policie për të mos lejuar protestuesit të futen në ambienteve të zyrave të ministrisë.
Protesta vjen si reagim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf me drejtues Arjan Tasen përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe.
Protesta u thirr nga PD dhe shoqëria civile, te cilët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”, duke argumentuar se qeveria është përgjegjëse për moszbatimin e rregullave për qarkullimin e mjeteve lundruese.
Diskutime rreth kësaj post