Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shkuar sot për ngushëllime në familjen e 7-vjeçares që u vra të martën nga skafi që drejtohej nga punonjësi i policisë, Arjan Tase.
Pas vizitës në familjen Avdia Nano është shprehur: “Kam ardhur për ngushëllim në familjen Avdia, i falënderoj që më pritën. Nuk dua të keqinterpretohet ardhja ime këtu, shpreh vetëm ngushëllime. Kam ardhur si prind, si familjar”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 2 korrik. Drejtuesi i skafit ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.
Në dëshminë e tij, Tase mësohet se ka thënë se gomonia nuk ishte e tij, por ia ka marrë mikut të tij për përdorim. Tase ka deklaruar se gomonia kishte defekt, ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje. Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ky i fundit rrezikon vetëm 5 vite burg për krimin e kryer.
Diskutime rreth kësaj post