Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet këtë paradite në banesën e vogëlushes që humbi jetën tragjikisht në Himarë, pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase. Një ditë pas përcjelljes për në banesën e fundit të 7-vjeçares, Berisha ka shkuar pranë familjes për të shprehur ngushëllimet për këtë fatkeqësi të rëndë që kaploi familjen Avdia.
Në një komunikim për mediat Berisha u shpreh:
“Shpreh ngushëllimet më të ndjera, të miat të PD, erdha si qytetar për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë cdo shqiptar cdo njeri. Si ngjarje si krim i shëmtuar duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë. Në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë.
Ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, sic ishte skafi me 600 kuaj fuqi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve pushuesve të tjerë që losnin aty. Në këtë aspekt komisari nuk është asgjë tjetër vetëm një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë”, tha ndër të tjera Berisha.
Ndërsa për sa i përket protestës që do të czhvillohet ditën e sotme,e thirrur nga shoqëria civile,Berisha u shpreh se ai dhe partia Demokratike do i bashkohen asaj si qytetarë.
“Ky xhelat skafist nuk bëri gjë tjetër vecse imitoi ministrin e tij me skaf. Edi Rama flet në mënyrën më të përcartë, vampirë mediatikë dhe politikë, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë ndaj këtij krimi horror por po të hyjmë në fushën e vampirëve, vampir është xhelati që e blou fëmijën në vendin më të sigurtë, bashkë me të atin ishte ajo aty.
Vampirë janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian ashën, ajo që e bën dhe më të rëndë këtë dramë se kryeministri i vendit në vend se të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi, u vërsulet gazetarëve, politikanëve dhe i krahason ata me vampirë politikë, pra tregon se mban anën e vampirëve të vërtetë.
Unë shfrytëzoj rastin të shpreh dhe një herë ngushëllimet më të ndjera kësaj familje fisnike dhe të dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij që konstatojnë apo shohin vampirë tek ata që ngrenë zërin për të dënuar një krim horror që do të trondiste cdo vend në botë me horribilitetin e tij. Patjetër do jem në protestë, si qytetar, protesta është e qytetarëve, unë PD dhe demokratët do jenë në protestë si qytetarë.”
Diskutime rreth kësaj post