Brisida Shehaj nga Partia e Lirisë u shpreh mbrëmjen e djeshme se kompanitë e Klodian Zotos kanë përfituar para nga tenderat publikë.
Sipas saj, SPAK-u nuk po kryen detyrën nga më e pakta duke filluar nga Engjëll Agaçi sepse sot kemi të arrestuar Lefter Kokën me një shkresë të agjencisë së prokurimit publik, për të cilën është vënë në dijeni Agaçi.
Shehaj: Deklarata e Ballukut është inkriminimi i parë që ajo i ka bërë vetes dhe e këshilloj ta lejojë vetë kontratën sepse mbase do të kuptojë pak më shumë dhe nuk do të inkriminojë veten me atë deklaratë që ka bërë. Kompani që kanë përfituar më shumë tendera publik është ajo e Klodian Zotos. Ai ka akses dhe ka përfituar përpos BERZH, ka përfituar kredi me garanci sovrane ashtu sikurse bizneset hallexhinj gjatë pandemisë, edhe pse kanë vazhduar aktivitetin e tyre. Kjo është shkelje.
SPAK-u nuk po kryen detyrën nga më e pakta duke filluar nga Engjëll Agaçi sepse sot kemi të arrestuar Lefter Kokën me një shkresë të agjencisë së prokurimit publik, për të cilën është vënë në dijeni Agaçi. APP-ja e ka njoftuar Kokën se procedura nuk ka qenë ligjore dhe ka vënë në dijeni Agaçin. Koka është arrestuar, ndërsa Agaçi jo. Kemi Erion Veliaj që ka bërë veprime pa fund. Ka dhënë miratim dhe pronën shtetërore pa pyetur Këshillin Bashkiak.
Diskutime rreth kësaj post