Deputeti Petrit Vasili, ka ngritur shqetësimin në lidhje me çmimin e produkteve ushqimore dhe jo vetëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se Bordi nuk bën punë e vet bë përcaktimin e çmimeve, por vazhdon vjedhjen e popullit bashkë me oligarkët duke mbushur thesin e tyre.
Postimi:
‘Çmimet e vajit, sheqerit orizit bien ne Burse Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen e popullit!
Megjithse çmimet e disa artikujve, qe jane baza e ushqimit te mbijeteses per qindra e qindra mijra shqiptare, Bordi i Qeverise vetem vjedh se bashku me oligarket dhe nuk i leviz cmimet shume te larta, duke mbushur poshtersisht arken e qeverise dhe thesin e oligarkeve
Po te njejten gje ben Bordi i Vjedhesve te Qeverise edhe cmimin e naftes e cila eshte shume me e larte se Maqedoni,Mal i Zi etj.
Keta vjedhes te pameshirshem meritojne cdo denim dhe burgu eshte me i pakti, sepse po bejne pazar te ndyre edhe me buken e gojes te mijra shqiptareve te varfer.
SPAK vepro , ky Bord i Vjedhesve te qeverise meriton i gjithi te jete pas hekurave nje ore e me pare.
SPAK ja ku i ke faktet sa nje mal, mos u bej ortak me vjedhjen me mosveprimet e tua.”-shprehet Vasili.
Diskutime rreth kësaj post