Kreshnik Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Himarë, ku mbeti e vdekur një 7-vjeçare.
Nëse Rama jep dorëheqje prej aksidentit, a fiton dot ‘Opozita e Copëtuar’ zgjedhjet?
“Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë.
Mes lotëve, pikëllimit, emocioneve dhe dhimbjes për humbjen e jetës së një engjëlli 7-vjeçar nuk munguan as brutaliteti politik i dy palëve.
– Qeveria që nuk njeh asnjë përgjegjësi për vdekjen dhe aksidentin, pavarësisht kaosit në lundrimin detar apo autorit të vrasjes që mban uniformë policie
– “Opozita e Copëtuar”, e cila amplifikoi një fushatë 24-orëshe për dorëheqjen e Ramës.
Parimisht, ajo si e pashpresë për të fituar zgjedhjet apo pritur 3-vjet, s’ka alternativë tjetër, por pret ndonjë vdekje apo aksident që Rama të largohet vetë se rrugë tjetër për ta larguar nuk gjen.
I duhet ose vdekja e Ramës, ose dorëheqja.
24 orë janë duke monitoruar kronikën e zezë (vdekjet, plagosjet, aksidentet) e cila është shpresa e vetme për ta rrëzuar këtë qeveri.
Në fakt kjo qeveri duhet bjerë për 1000 arsye, por fatkeqësisht sapo futet në garë “Opozita e Coptuar”, ajo nuk bie por forcohet më shumë, dhe ky është një ekuacion pa zgjidhje.
E gjendur përballë një goditje ndërkombëtare, asaj i duhet të shkëpusë vëmendjen nga faktori jashtëm dhe të përqendrohet te ngjarjet brenda në vend.
Parimisht, sërish më duket logjikë e drejtë e opozitës, por kjo vetëm sa i përket dy liderëve të saj, por jo turmës naive e cila nuk kupton se ç’mund të ndodhë nëse jep dorëheqjen Rama.
Pas dorëheqjes Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme dhe do kemi 4 alternativa:
1- Partia Socialiste
2- PD zyrtare me vendim gjykate e Bashës
3- PL Meta apo Metaj (që ende s’i dihet mbiemri)
4- Berisha pa parti dhe pa logo.
A e kuptoni se cili është rezultati zgjedhjeve?
Literalisht rezultat i njëjtë me zgjedhjet lokale të Marsit: DMTH, Partia Socialiste fiton më shumë se 25 Prilli i vitit 2023.
Sepse përballë s’ka më një Opozitë të Bashkuar, por një Opozitë të Copëtuar
Sepse ka SHBA, BE dhe UK kundër.
Për këto arsye, kush kërkon dorëheqjen e Ramës sot, qartazi bën lojën e socialistëve, të cilët do dyfishonin fitoren dhe numrat në parlament edhe për 4 vjet të tjera…..
Prandaj mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum se nuk ftohet mortja në funeral.”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post