Një ngjarje e rëndë ka tronditur të martën e 2 gushtit, të gjithë opinionin publik. Një skaf goditi për vdekje një vajzë 7-vjeçare, e cila po pushonte në Himarë së bashku me familjen e saj. Autori i kësaj ngjarjeje tragjike është ish-shefi i komisariatit të Vlorës, Arjan Tase.
Gazetarja Esmeralda Keta, ka postuar pamje të trishta nga vendi ku u vra vogëlushja.
“Mëngjes i trishtë sot në Potam…
Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…
Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë
Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post