Çmimet e naftës në bursat botërore kanë shënuar rënie. Kjo sipas të dhënave të reja, që tregojnë për ngadalësim të aktivitetit në sektorin industrial kinez dhe japonez, e me këtë edhe të gjasave për kërkesën globale të naftës.
Çmimi për një fuçi naftë në tregun londinez ka ra për 1,42 dollarë në krahasim me të premten, në 102,55 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi trgetohej për çmim më të ulët për 1,85 dollarë, nga 96,77 dollarë.
Masat për kufizimin e lëvizjes për shkak të përhapjes së infektimit të koronavirusit, e kanë ndalur rikuperimin e shkurtër në aktivitetet e fabrikave në Kinë, importuesin më të madh të derivateve të naftës në botë.
Çmimet e naftës në Londër dhe në tregun amerikan e kanë mbyllur muajin korrik me humbje të dytë të njëpasnjëshme mujore për herë të parë nga viti 2020, pasi inflacioni i rritur dhe shkallët më të larta të interesit i kanë rritur druarjet nga recesioni global, i cili e zvogëlon kërkesën e derivateve.
Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe aleatët, duke përfshirë edhe Rusinë, së bashku të njohura si OPEK+, do të takohen të mërkurën që të vendosin për prodhimin e grupit në shtator.
Diskutime rreth kësaj post