Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Europian duhet t’i sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pas zhvillimeve të fundit në veri.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.
“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin europian. Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiçit”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post