Ka reaguar sërish Serbia me anë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç, i cili ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për tensionet në veri të Kosovës.
“Agonia dhe kriza dyditore në të cilën na shtyu Albin Kurti tregon se sa është militantist dhe i rrezikshëm është ai njeri. Aq më tepër me vendimin për shtyrjen e afatit për lëshimin e dokumenteve”, Petkoviç.
Petkoviç ka shtuar se presidenti Vuçiç nesër do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Mbrëmë ishim në prag të konflikteve serioze. Plani ishte që forcat speciale të Kosovës të pushtonin veriun e Kosovës. Të gjithë e pamë se me vendimin e Prishtinës për shtyrjen e vendimit, sa shumë gënjeu Albin Kurti duke akuzuar Beogradin se dëshiron të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, tha Petkoviç.
Diskutime rreth kësaj post