Presidenti amerikan Joe Biden uroi personalisht Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve.
Në një videomesazh të transmetuar gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Biden uroi që miqësia mes dy shteteve të vijojë.
“Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas fundit të Luftës I Botërore, nisën një miqësi mes popujve tonë që do të zgjaste, që ndajnë dashurinë për lirinë dhe vlerat e demokracisë që nuk thye edhe kur populli shqiptar ishte nën diktaturë”, tha Biden.
Për këtë epokë, kryeministrim Rama tha se “Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë ende pa kushte të shqiptarëve ndaj SHBA-së”.
“Ka punuar thuajse gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej SHBA-së, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Një ekstrem që i bën mirë shqiptarëve në këtë fazë që jemi”, u shpreh Rama.
Nga ana tjetër, ambasadorja Kim tha se “shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, ajo që mbetet e pandryshuar është se SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane”.
“Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush”, shtoi Kim.
Diskutime rreth kësaj post