Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se qeveria ka marrë vendim sot të shtojë me 1.2 miliardë lekë në skemën mbështetëse për fermerët. Në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë, Krifca tha se ky vit është historik për grurin në Shqipëri pasi sipas saj “hambarët” janë plot.
“Vendim i shumëkërkuar nga fermerët. Rrisim masën e financimit përskemën. Kemi miratuar edhe 1.2 miliardë lekë duke e çuar në 4.9 miliardë lekë. Buxheti është më i madhi që është vënë ndonjëherë në dispozicion. Ka qenë një vit i vështirë dhe me kosto por fermerët tanë kanë rezistuar. Sezoni i grurit është historik, hambarët i kemi plot. Por duke parë zinxhirët e furinizimit kemi menduar të fusim një masë të posaçme për fermerët që mbjellin grurë. 30 mijë lekë për hektarë. Kemi hedhur edhe 500 mln lekë tek nafta. Nga 30 mijë fermerë përfituesë duam ta çojmë në 50 mijë fermerë të prekur nga skema. Në skemë përfshihet edhe sektori i peshkimit,” është shprehur Krifca.
Deklarata e Krifcës u bë sot në përfundim të mbledhjes së qeverisë ku u trajtuan edhe nismat për dhurimin e gjakut apo çështja e zjarreve.
Diskutime rreth kësaj post