Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka ndarë një mesazh për shqiptarët për hapjen e negociatave me BE.
Videomesazhi i saj u nda gjatë koncertit festiv që u zhvillua sonte në sheshin “Skëndërbej”.
Gjatë fjalës së saj, Von Der Leyen ka uruar popullin shqiptarë për nisjen e negociatave dhe nxit shqiptarët që të vazhdojnë me këtë frymë.
“Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Prandaj, edhe pse nuk mund të jem me ju personalisht sonte, jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Mund të jeni vërtetë krenarë për atë që keni arritur. Urime nga thellësia e zemrës sime. Ne më në fund mundëm të nisim negociatat dhe ky është para së gjithash suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane. Ju forcuat shtetin ligjor duke rritur luftën kundër korrupsionit. Një e ardhme e bërë nga në Evropë, e bërë nga ju. Ju i bëtë këto sepse ju donit për të mirët e vendit tuaj. Sonte, dua të ju nxis që të vazhdoni me këtë frymë. Është plot me mundësi për të punuar së bashku, mundësi të reja biznesi dhe një jetë më të mirë për shqiptarët. Ju uroj një koncert të mrekullueshëm. Faleminderit”,-u shpreh Von der Leyen.
Diskutime rreth kësaj post