Në një deklaratë për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun ne Partine e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat u shprehet se Autoriteti i Dosjeve duhet të sqarojë se kush është personi I.M.
“Nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M., i bëjmë thirrje autoritet që me një email justifikon këtë lojë politike. Autoriteti të sqarojë publikun se kush është shtetasi I.M. Asgjë nuk e ndal Revolucionin e Korrupsionit”, theksoi ajo.
Deklarata:
“Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:
Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.
Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M
Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.
Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.
I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.
ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!”-shprehet Caka.
Diskutime rreth kësaj post