Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme pranë SPAK. Mësohet se deputeti i Partisë Demokratike do të merret sot në pyetje. Nuk dihen ende arsyet se pse Mziu do të merret në pyetje, ndërsa të tjera detaje pritet të zbardhen.
Kujtojmë se Xhelal Mziu është vendosur nën hetim nga prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, i cili po hetohej për shpërdorim detyre dhe çështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social në vitin 2020.
Sipas verifikimeve të kryera paraprakisht aso kohe lidhen jo vetëm me interesat e bashkisë por edhe të personave qe duhet të strehoheshin në banesat sociale. Dosja tjetër ndaj Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre ,pa patur në dosje një kontratë ndërsa mungojnë edhe dokumuenta të rëndësishëm që duhet të lëshoheshin nga autoriteti i lincensimit.
Diskutime rreth kësaj post