Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës që bëri dje ish-Presidenti Ilir Meta, i cili tha se ishte gati të vdiste për Shqipërinë.
Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdesë njeri, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.
“Ilir Meta: “Jam gati të vdes për Shqiperinë”
Për Shqipërinë nuk ka nevojë me vdekë, po ka nevojë mos me vjedhë djersën e shqiptarëve.
Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk është pasuruar me paratë e taksapaguesve të qytetarëve shqipëtar?
Në gishta i numëron!
Betimi do duhej të ishte: Jam gati mos me vjedhë Shqiperinë!”-shkruan Zeka në Postimin e tij./Xh.Xh/dritare.net
Diskutime rreth kësaj post