Bajram Begaj, mbajti këtë pasdite fjalimin në Kuvend si Presidenti i ri i Shqipërisë, teksa u betua, Presidenti i ri thotë se angazhimi i marrë në betim, është udhërrëfyesi i tij i vetëm dhe se nuk do të tolërojë askënd që vendos interesat personale përballë interesa të kombit.
Presidenti Bajram Begaj tha gjithashtu, se vendi do të shkojë përpara.
“Përgjegjësi që vjen në një moment historik. Shqipëria evropiane, sot premtim e nesër realitet. Shqipëria evropiane, Shqipëria e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Shqipëria evropiane kurora e ëndrrës historike të popullit shqiptar. Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si shtet. Mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim. Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit. Të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve.
Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën. Këtë mision do ta kryej mbi palët. Nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike mbi atë të Kombit. Do të mbështes dhe këmbngul për bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike. Kemi nevojë të ridimensionojmë besimin publik. Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut. Të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik e social. Nevojitet unitet më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur, për të qenë në vendin që i takon”, tha Begaj.
Diskutime rreth kësaj post