Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë me dije se në Tiranë së shpejti do të nisë ndërtimi i terminalit verior, i cili do të jetë te kthesa e Kamzës.
Teksa inspektoi punimet për terminalin lindor në kryeqytet, Veliaj po ashtu njoftoi se ky termial do të hapet ne fund të verës.
“1/3 e trafikut në Tiranë vjen nga juglindja, që na lidh jo vetëm me Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Pogradecin, Korçën dhe Ersekën, por edhe me transportin ndërkombëtar nga Greqia, Turqia, Maqedonia dhe distanca të tjera. Kurse, 2/3 e trafikut vjen nga zona e Shqiponjës Për terminalin lindor do të jemi gati ta hapim në fund të verës, kurse për terminalin tjetër sapo ka filluar gara dhe do të jetë te Kthesa e Kamzës. Për çdo punë që bën Bashkia e Tiranës, nakatoset politika, futen gjyqtarët me masa sigurie, me letra false hipotekash, me copa dhe çibanë të legalizuara ndër vite, por më në fund edhe aty situata u sqarua dhe së shpejti nisim punën”.
Sipas Veliajt, terminali i ri, do të ketë vend per ndërrimin e taksive, vend për të marrë biçikletën si dhe mjedise të hapura, holle, salla e pritje, ambiente çlodhëse, për të ngrënë një sanduiç dhe për të pirë një kafe.
“Si në çdo vend modern, do të ketë një vend për të parkuar autobusët, një vend për të bërë ndërrimin me taksi, ose me urbanët e Tiranës, do ketë një vend për të marrë biçikletën, do ketë edhe një vend për të ngrënë sanduiç dhe për të pirë një kafe”, u shpreh kreu i Bashkisë.
Diskutime rreth kësaj post