Në ditën e fundit si President, Ilir Meta, ka zhvilluar njëë bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku në mëngjës ai postoi një foto me fëmijët e tiij, ku shkruante se ishte proviligj të shërbente si president i Shqipërisë.
Komentet kanë qenë të shumta në këtë foto, ku Meta si asnjëherë më parë, u ka kthyer edhe përgjigje.
Meta shkuan se gjatë ushtrimit të detyrës e ka ndjerë mbështetjen e shqiptarëve, teksa paralajmëron se nesër nis një agim i ri.
“Pa merak Luigj! Një Agim i Ri nis nesër që do të rikthejë Demokracinë dhe Llogaridhënien! ”, shkruan Meta në një koment.
“Kalvin Dermyshi Faleminderit Kalvin por nuk isha i vetëm. E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti popullit të 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkruan në një tjetër.
“Nikoll Njeci Padiskutim i dashur Nikoll, beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja, pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta!”, i thotë Meta komentuesit.
Diskutime rreth kësaj post