Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me takimin dy-ditor të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, ku përmes një reagimi në “Facebook”, Kryemadhi pyet Ramën se pse janë rritur taksat vjetore.
Mesazhi i Kryemadhit:
“Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?
Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post