Deputeti i PD-së Agron Shehaj, dikur një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, deklaroi sot se “opozitarizmi duhet të vazhdojë, më i fortë, më i bashkuar!”, duke theksuar se “Berisha është kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike”.
Shehaj ka shtuar në qendrimin e tij një pamje nga protesa madhështore e 7 Korrikut e organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë, për të përforcuar mendimin e tij.
Agron Shehaj, është sot një nga zërat më të fuqishëm të opozitës me denoncime të mbështetura mbi dokumente për aferat e qeverisë.
Ai, jo më larg se në seancën e fundit parlamentare, demaskoi se si Kryeministri Edi Rama, me firmën e tij, zvogëloi sipërfaqen e Parkut Kombëtar të Butrintit për të lejuar ndërtimin në të, të një resorti, pronë e të afërmit të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe ish-Ministrit të tij të Infrastrukturës, Damian Gjiknurit.
Diskutime rreth kësaj post