Sukses i të rinjve tanë në Selanik në Kampionatin Europian të Blitzit, ku Klean Shuqja u rendit e para mes 16 vajzave në grupmoshën U-16 me 12.5 pikë në 18 ndeshje dhe shpallet Kampione e Kampionatit të 21 Europian të Blitzit!
Një sukses vërtetë historik për shahun shqiptar, teksa vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme.
Por Shqipëria mori rezultate të mira edhe me përfaqësues të tjerë.
Kështu, Kler Çaku u rendit e treta në grupmoshën U-12 vajza.
Eklea Omeri, shahistja 13-vjeçare u rendit në vendin e 4-t për vajza U-14 me pikë të barabarta me vendin e 3-të.
Të treja vajzat janë pjesë e ekipit përfaqësues të femrave (të rritur) në Olimpiadën e Chennait të Indisë që do të zhvillohet nga 28 Korriku deri më 10 Gusht, me këtë përbërje në delegacion:
OPEN: Trajner Fide Fatos Muco; GM Erald Dervishi; IM Llambi Pasko; IM Franc Ashiku; IM Dritan Mehmeti; Zino Veleshnja
FEMRA : Trajner Fide Aldo Zadrima; WCM Eglantina Shabanaj ; WCM Rozana Gjergi; WCM Klean Shuqja; Kler Caku; Eklea Omeri.
Diskutime rreth kësaj post