Me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Britania e Madhe, pas SHBA-së, kanë nisur të qarkullojnë zërat se kush duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike.
Për gazetaren e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, Berisha “non-grata” tashmë nga SHBA dhe Britania nuk i duhet më as partisë dhe as vendit.
Ajo thotë se në krye të PD-së duhet të vijë Grida Duma, një politikane me eksperiencë dhe guxim.
Reagimi i gazetares:
“Grida Duma duhet emëruar në krye të PD-së. Berisha në listë të zezë të SHBA-së tash të Britanisë së Madhe, si duhet më as partisë e as vendit. Grida është gjatë në politikë, dhe çfarë është shumë me rëndësi, ajo ka guxim sepse kjo të duhet më së shumti në skenën politike shqiptare. Grida është gjenerata e politikanëve që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejte Evropës”, shkruan gazetarja Xharra në një postim në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post